Emina Çunmulaj uron veten për ditëlindje por vogëlushja e saj rrëmben të gjithë vëmendjen | Video

Emina Çunmulaj gjithmonë ka treguar se është shumë e lumtur me jetën e saj. Pak muaj më parë ajo u bekua sërish me një vajzë, duke u bërë nënë për herë të dytë. Për modelen shqiptare familja është gjëja më e rëndëishme dhe këtë mund ta kuptosh lehtë edhe në rrjetet sociale. Edhe ditën e sotme që feston 34-vjetorin e lindjes, Emina si gëzimin më të madh në jetë cilëson dy vajzat dhe bashkëshortin e saj. Me anë të një video shumë të ëmbël me dy vogëlushet e saj, Emina ka numëruar të gjitha bekimet dhe urimet për veten.

“’Ata që janë të bekuar janë ata që kuptojnë se çfarë kanë’. Sot unë bej 34 vjeçe. Më duhet ta fillojë duke thënë se ndihem si 24, duke lënë teorinë e plakjes mënjanë, jam duke jetuar kohën më të mirë që mund të kisha ëndërruar ndonjëherë, kam dy engjëj të bukur që m’i ka dhuruar Zoti  dhe një bashkëshort që më jep shumë dashuri. Jeta është një udhëtim i bukur, ajo çfarë bëjmë me të ka rëndësi. Marrëdhëniet që ne ndërtojmë, dashuria që ne ndërtojmë, lumturia që ne shpërndajmë, e mira që japim dhe paqja që gjejmë. E uroj këtë gjë për veten time dhe për familjen dhe për çdo njeri në këtë botë. Gëzuar ditëlindjen të gjithë Virgjëreshët e mi”, – ka shkruar modelja. Nuk ka më bukur se sa ta festosh çdo ditëlindje me zemrën plot dhe ta shohësh veten të plotësuar në çdo aspekt.

View this post on Instagram

“ Those who are blessed are the ones that realize what they have ” Today I turn 34 🎈 I have to begin by saying that I feel like I’m 24 ( up in my head I mean lol ) and with that said putting the aging theory aside today I am in the best place I could have ever dreamt of , I have two beautiful angels that have been gifted to me by G-d and an incredible supportive husband that gives me so much love. Life is a beautiful journey , it’s what we do with it that matters . The relationships we build , the love we share , the joy we spread , the good we give and peace we find . I wish this for myself and for my family and for for everyone in this world Happy birthday to all of my fellow Virgos out there

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Share With:
Translate »
928 Views