Emocione për Shkurten, mbesa e saj del e para në festivalin për fëmijë
Nuk thonë kot që dardha pikon nën dardhë.
S’kishte se si të ndodhte ndryshe pos që Shkurte Gashi të pasohej me një talent në muzikë nga gjenerata e re.
E rrugës së saj do t’i shkojë mbesa, Alea.
Vajza e motrës së këngëtares ka fituar çmimin e parë në karrierë duke dalë e para në festivalin “Mollëkuqet”.
Emocionet i ka ndarë me ndjekësit Shkurta të cilës nisja e rrugëtimit të mbesës ia ka kujtuar veten.
“Ky çmim sot hapi rrugët e tua në karrierën e muzikës, në ty sot po e shoh veten time kuri gëzoja prindërit me çmimet e festivaleve. Kjo rrugë është shumë e gjatë, kërkon shumë punë po është rrugë tejet e bukur princesha ime” – është shprehur këngëtarja.
Mbesa ka vendosur njëjtë si tezja edhe në imazh. Fustani i eventit mban brand-in e Valdrin Sahitit. /Prive.al