Emocionet e klasës së parë, Genc Fuga: Momenti më i vështirë, vajza qan te furgoni kur ndahet nga ne
Në prag të vitit shkollor, sipas shifrave jozyrtare rreth 31 mijë nxënës pritet të fillojnë klasën e parë. Nxënësit presin të ulen në banka pas një viti ku mësimi u zhvillua online nga pandemia. Dita e parë e shkollës është një moment i rëndësishëm për fëmijët dhe një emocion i veçantë për ata që ulen për herë të parë në banka.
Aktori Genc Fuga dhe vajza e tij Ajri e cila ulet për herë të parë në bankat e shkollës ishin të ftuar në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora dhe treguan emocionet e para dhe momentin më të vështirë që përjetuan.
Fuga: “Për momentin, meqë ishte java e parë e përgatitjes para nisjes zyrtare të vitit të ri shkollor ishte çështja si të ndahej nga ne, prindërit, kështu që ky është momenti më i vështirë. E ka të vështirë Ajri, e kemi të vështirë ne. “