Emocionohet Ermal Mamaqi në skenën e xhirimit, luan në film bashkë me djalin
Prej disa javësh producenti Ermal Mamaqi dhe stafi i tij janë të angazhuar në maksimum në xhirimet e filmit më të ri “I love Tropoja”, që pritet të thyejë në kinema rekordin e vendosur nga “2 gisht mjaltë”.
Ditë pas dite janë zbuluar pjesë nga xhirimet dhe aktorët e mirënjohur që do luajnë në këtë super prodhim kinematografik. Por sot Ermali na ka zbuluar një aktor shumë të veçantë që do jetë pjesë e filmit. Bëhet fjalë për djalin e tij, Joeli i cili për herë të parë do shfaqet në një film.
Në foton e postuar në rrjete sociale, Joeli shfaqet i veshur me veshje tradicionale dhe i lumtur krah të atit.
“Ditë me emocione dje… Momenti kur ndava skenën e xhirim.it me djalin tim. Joel Mamaqi në filmin I love Tropoja”, shkruan Ermali.