Emocionohet Ina Kollçaku: Mami nisi të shkruajë si poete, s’kisha mundësi ta mbështesja…

Mes emocionesh dhe zërit që i dridhej, Ina Kollçaku ka treguar këtë të shtunë në “Se Luan Topi”, dobësinë që ka për të ëmën.

Ajo është shprehur se nëna e saj është një poete dhe në momentin qe vendosi të dal të shkruajë, Ina nuk kishte mundësi ta mbështeste, ndërsa ka treguar se tashmë ajo po insiston të bëje më të mirën për të.

Ina Kollçaku: Nëse në atë letër do e hiqje fjalën Ina e ta lexoje do e dija që është dora e mamit tim, ajo mendon që unë nuk e lexoj por unë në fakt e lexoj. Më vjen keq që në momentin që ajo vendosi të dalë e të shkruajë si poete unë nuk kisha mundësi të bëja maksimumin e mbështetjes për të, jam duke insistuar ta bëj pastaj ajo merr kohën e vet për të bërë gjërat dhe unë ja kam marrë stilin. Të gjithë e dinë se nga çfarë nëne jam rritur unë nga vargjet e saj. Flasim për çdo gjë, te ne ndodh diçka në familjen tonë të grave, është njëra nga ne që e merr vesh e para një gjë të caktuar dhe ajo pastaj e transformon lulet  e veta dhe bëhet një gjiro katërshe e më pas duhet të mblidhemi të katërta për ta sqaruar, të katërta ne dimë çdo gjë për njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
90 Views