Emocionohet Julka: Dua që këto momente të mos mbarojnë kurrë

Moderatorja e njohur, Julka Gramo është një nga figurat dhe zërat më të rëndësishëm në televizon dhe radio. Nënë e dy djemve dhe e martuar me një nga Dj më të suksesshëm shqiptar, Julka shpesh ndan momentet e bukura familjare me postimet në ‘Instagram’.

Ditën e sotme ajo ka treguar pak nga mëngjesi i familjes. Të qeshurat nëpër shtëpi dhe lojërat e bashkëshortit të saj me fëmijët, kanë qenë panorama e këtij mëngjesi për Julkën.

Krahas videove ajo ka shkruar: “Dua që këto momente të mos mbarojnë kurrë”. Ndërsa për të shpjeguar vazhdimësinë ka mjaftuar fraza: “Gjëra çunash” dhe është kuptuar çfarë po ndodh.

Share With:
Translate »
834 Views