Emocionon Bora Zemani: Me ty provova dashurinë e vërtetë….

Ditën e sotme, Arbori i vogël i moderatores Bora Zemani feston 3-vjetorin e lindjes. Sigurisht që kjo është një ditë shumë e veçantë për mami Borën dhe pritej një urim prej saj edhe në rrjetet sociale.

Vetëm pak më parë, bukuroshja e ekranit ka publikuar një foto me të voglin e saj pranë pemës së Vitit të Ri, teksa e shohin njëri-tjetrin plot dashuri. Përbri saj, Bora shkruan:

“Në 12/12/2014, ora 9:00 ndjeva lumturinë dhe provova dashurinë më të madhe në botë. Edhe 100 vite të bukura fryma ime. Të dua pafund Arbor”.

Madje, nuk kanë munguar as postimet në Story, teksa Bora e quan djalin e saj një çun të madh. Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë vogëlushit gëzuar ditëlindjen

 

Share With:
Translate »
2008 Views