Emocionon “Deadpool”, merr fëmijët e sëmurë në sheshxhirim
Aktori Ryan Reynolds, ylli i filmave “Deadpool”, shpërndau në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të shkrepura në xhirimet e filmit të ri bashkë me disa fëmije të semurë, të cilët patën mundësinë e një vizite, për të parë nga afër realizmin e vazhdimit të filmit, falë një fondacioni.
“Këto fondacione realizojnë ëndrra të shumë fëmijëve. Bëjnë realitet edhe ëndrrat e prindërve, që thjesht dëshirojnë të shohin fëmijët e tyre të qeshin”, deklaroi Reynolds.