Emocionon Jonida Maliqi, tregon barkun e rrumbullakosur dhe prek me fjalët për bebin e saj

Ditën e sotme, vogëlushi i këngëtares Jonida Maliqi feston ditëlindjen.

Dan mbush 8 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë urimin më të ëmbël nga nëna e tij.

Jonida ka publikuar në Instagram, një foto ku shfaqet në përiudhën e shtatzënisë, teksa pozon me barkun e rrumbullakosur dhe me bikini.

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e të preka për të parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditës❤️????Zoti qoftë përherë pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!

Share With:
Translate »
1390 Views