Emocionon Zaimina, publikon ekon me rrahjet e zemrës së bebit dhe i dedikon fjalë të ndjera bashëshortit

Ka qenë prej vitesh një nga vajzat më të komentuara të showbizit e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe gjatë kësaj periudhe ku Zaimina Vasjari është në pritje të një vajze, fryt i dashurisë me biznesmenin Klodian Asllani.

Çifti janë prej disa vitesh së bashku, madje në fillim të këtij viti Zaimina mori edhe propozimin për martesë në Maldive.

Ndërsa sot me një postim në Instagram këngëtarja i kushton një dedikim emocionues partnerit dhe për herë të parë flet për ndjesinë e të bërit nënë.

“Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur dhe më i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahë, të të dua dhe të të mbroj për gjithë jetën time”, e nis shkrimin Zaimina në videon e cila fillon me një regjistrim ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së bebit dhe më pas momente nga “baby shower”.

“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale gjatë kësaj periudhe magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama. Ky është muaji i fundit që presim që engjëlli jonë të vijë në jetë”, vazhdon dedikimin emocionues Zaimina teksa në fund të videos shfaqet duke kapur duart me partnerin.

“Faleminderit të gjithëve për urimet. Faleminderit Zot për gjithçka”, përfundon Zaimina.

Share With:
Translate »
2107 Views