Emocionuese! Alvisa dhe Bashkimi surprizohen me letra nga prindërit

Sot Alvisa dhe Bashkimi dolën çift nga “Për’puthen”, duke qenë çifti i parë i këtij edicioni.
Ata u surprizuan nga prindërit e të dyve, të cilët e mbështesin lidhjen e tyre.

Mamaja e Alvisës: Alvisa bija ime! Jam e lumtur dhe e them me siguri që ti bija ime nuk mund të lëndosh askënd. Vazhdo të ndriçosh dhe të buzëqeshësh bija ime, se kjo botë ka nevojë më shumë se kurrë për një njeri pozitiv , të qeshur e plot jetë si je ti. Çdo gjë bëje për të ndriçuar botën tënde dhe jo botën e të tjerëve, se pikërisht kjo është drita që ty do të të ndihmojë nëse dikush rrugën e jetës do të të ndihmohet sesa errësojë.Nëse Bashkimi do arrijë të të njoh, për çfarë je ti në të vërtetë, e sigurt që nuk do të të ndërrojë ty në jetë. Ju uroj fat…

Prindërit e Bashkimit:  Bashkim, djali ynë. Kur hyre në emision nuk e dinim se me çfarë situate do të përballeshe, por një gjë që e kemi ditur plotësisht është se do të jesh vetvetja dhe do tregoje fytyrën tënde të vërtetë. Çdo takim i yti ka sjellë një buzëqeshje në fytyrat tona. Çdo debat i yti ka nxitur kuriozitet te ne se çfarë do të thoje dhe se si do t’i kaloje pengesat e paparashikueshme.Vazhdimin e njohjes tënde dhe Alvisës ne e suportojmë padyshim dhe ju urojmë çdo të mirë në rrugëtimin tuaj.Ne do të na keni prapa në çdo hap.
Alvisa je një vajzë shumë guximtare dhe me karakter të fortë, i ke paraqitur këto tipare para gjithë popullit shqiptar…

Share With:
Translate »
198 Views