Emocionuese/ Gazetari i Top Channel bëhet baba për herë të parë dhe ndan fotot nga salla e lindjes

Prej vitesh, Dorian Ramaliu po shijon romancën me partneren e tij Iva Vaqari. Momentet e tyre më të bukura i kanë ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Ata treguan disa muaj më parë, se po prisnin të bëheshin prindër për herë të parë, madje edhe gjininë e bebit e zbuluan ‘live’ në emisionin “Pushime on top”.

Dje pritja ka marrë fund, dhe djali i tyre ka ardhur në jetë. Vetë Dori ka postuar foto nga salla e lindjes, me partneren, dhe bebin e sapolindur, të cilin e kanë quajtur “Brois”.

“Mirë se erdhe në jetë lumturia jonë pa kufij. Faleminderit Zot për këtë jetë të re që na fale si prindër”, shkruan aktori krahas fotove të ëmbla.

 

Kujtojmë që në fillim të vitit, Dori tregoi se i kishte propozuar partneres së tij për martesë. Dhe pak para se djali të vinte në jetë, çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë.

Epo, ky vit nuk mund të mbyllej më bukur për ta!

Share With:
Translate »
224 Views