Emrat e preferuar për vajza të Meghan Markle dhe princ Harry: Çfarë i shtohet listës?
Meghan Markle dhe princ Harry presin nga dita në ditë të bëhen prindër të një vogëlusheje, ndërkohë njerëzit po aludojnë se si çifti do ta quajë fëmijën e dytë.
Edhe më herët është thënë se emrat Diana dhe Elizabeth janë në listën e të preferuarëve, po çfarë opsionesh të tjera kanë?
Sipas People, Amy, Lily dhe Harriet janë tre emra të tjerë potencial për princeshën e vogë, duke qenë se vetë Meghan dhe Harry kanë shprehur pëlqimin ndaj tyre publikisht në situata të ndryshme.
Gjithsesi, emri i bebushes mbetet mister, njësoj siç ndodhe me Archie-n. Emri Archie nuk ishte përmendur kurrë deri kur çifti mbretëror konfirmoi ardhjen e tij dhe sigurisht me vajzën mund të ndodhë e njëjta gjë. Deri atëherë, zgjidhni të preferuarin tuaj me Diana, Elizabeth, Amy, Lily dhe Harriet.