EMRAT/ Tragjedia në FAMILJEN shqiptare në Itali, 22-vjeçari humb JETËN në të njëjtin vend ku i vdiq vëllai!
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë dhe një vajzë italiane.
Altin Hoti, Giulia dhe Egli Gjeci ishin në të njëjtën makinë ku humbën jetën nga aksidenti fatal mbrëmjen e djeshme në Portogruaro, në provincën e Venecias, në zonën Borgo Sant’Agnese.
Po këtë vit familja Hoti kishte pësuar një tjetër tragjedi, ku kishte humbur jetën vëllai i Altinit në aksident.
Tragjedia e familjes Hoti
E njëjta familje Hoti me origjinë nga Kosova, kishte përjetuar tashmë humbjen e një djali, Admirin, 19 vjeç, i cili vdiq majin e këtij viti në një aksident rrugor po në Portogruaro.
Ai kishte vdekur nga përplasja e makinës që po drejtonte, në krah të tij ishte babai i tij. Përplasja e tmerrshme ndodhi në unazën në Portogruaro në Itali.
Gjithçka ndodhi rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit 2023, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga rrethrrotullimit i Alpinit drejt Noiarit.