EMRI/ Arrestohet tutorja shqiptare që prostituonte vajza të mitura në Greqi
Lorela K. është 31-vjeçarja shqiptare, e cila është arrestuar së fundmi nga policia greke, pasi drejtonte një rrjet prostitucioni me të mitura në Greqi.
Siç raportojnë mediat greke, policia ka arrestuar Lorela K, një tutor tjetër dhe një klient që shkonte me vajzat e mitura.
31-vjeçarja, në fillim të vitit 2022, duke mbajtur një lidhje miqësore me 15-vjeçaren, Th. D., dyshohet se i ka gjetur “klientë” për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, duke e detyruar të kryente prostitucion, dhe një pjesë të parave ia merrte.
Gjithashtu vajzat fotografoheshin me veshje intime dhe nxirreshin në rrjete sociale, përmes së cilave organizoheshin takime.
Sipas mediave greke, nëpërmjet rrjeteve sociale, të paktën dhjetë takime intime janë rezervuar dhe realizuar në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.