EMRI / Foshnja i vdiq në bark, më pas shfaqi komplikacione, detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë

Mësohet emri i nënës që ndërroi jetë në ambientet e QSUNT-së.  Viktima është shtetasja Brunilda Deliu, 37-vjeçe, banuese në Shkozë të Tiranës.

Mësohet se ajo ishte e shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka humbur foshnjën në bark ditën e shtunë dhe më pas ka shfaqur komplikacione.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo është dërguar nga materniteti në QSUNT, por sërish nuk ia ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në orën 07:00 të mëngjesit.

Para hetuesve bashkëshorti i të resë është shprehur se mjekët kanë bërë përpjekjet deri në fund dhe nuk ia dolën, duke mos patur pretendime mbi shërbimin shëndetësor. Familja e saj ka dashur ta çonte në Turqi, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk e kanë lëvizur.

Share With:
Translate »
65 Views