Emri i djalit të Kylie Jenner ka shkuar në gjyq

Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë Akoma zyrtarisht një emër për djalin. Kur lindi në 2 shkurt të këtij viti e quajtën Wolf, ose shqip Ujk. Me kalimin e javëve nuk u pëlqeu më. Kështu ia ndryshuan. Nuk e kanë zbuluar emrin e ri, por Wolf nuk i thërrasin më. Problemi tashmë qëndron tek ligji. Iu desh të hapnin gjyq për ta ndryshuar emrin e djalit dhe vendimi ende nuk është marrë.

“Na u desh ta firmosnim shpejt e shpejt certifikatën e lindjes dhe që kur e nënshkrova e dija që do ta ndryshoja emrin e tij”, thotë Kylie sot.

Nuk ia kemi ndryshuar akoma ligjërisht. Jemi në proces. Ndaj nuk dua ta zbuloj pa e pasur zyrtarisht”, thotë Kylie.

Emri i djalit të Kylie Jenner ka shkuar në gjyq

Share With:
Translate »
199 Views