Emri i djalit të Rihanna-s dhe A$AP ka një domethënie shumë të lezetshme
Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpritën më 1 gusht djalin e tyre të dytë, Riot Rose Mayers dhe emri i vogëlushit ka një domethënie të lezetshme për çiftin.
“Jo të gjithë e dinë, por Rocky i adhuron lulet. Ai do që të ketë lule të freskëta në shtëpi, vdes të dekorojë ambiente me lule”, tha një burim për ET, duke shtuar: “Trëndafilat në veçanti, kanë një vend të veçantë në zemrën e Rihanna-s dhe janë lulet e saj të preferuara.
Ja dhe fiksimi i Rocky-t për lulet: Një palë proteza, ku në dhëmbë duken lulet natyrale.
Sa i përket Riot, kuptimi që gjejmë në Google është “shqetësimi i dhunshëm i paqes nga turma”, por nuk përjashtohet mundësia që A$AP dhe Riri t’ia kenë vendosur emrin djalit me një tjetër domethënie.
Emri i vogëlushit u zbulua nga certifikata e lindjes që siguroi The Blast dhe u konfirmua se vogëlushi erdhi në jetë më 1 gusht në spitalin “Cedar Sinai” në Los Angeles.
Burimi shtoi edhe se çifti e di se të gjithë duan të shohin fotot familjare, ndaj shumë shpejt do të na e plotësojnë dëshirën.