Emrin motrës së vogël do ja vërë North dhe zgjedhja është e goditur

Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë janë prindër të tre fëmijëve. Por pyetja që shtrohet është si do e quajnë vajzën e tyre të vogël? Një burimi ka thënë për “People” se çifti ka vendosur të marrë në konsideratë ndihmën e vajzës së tyre 4 – vjeçare North West, për të gjetur emrin e më të voglës së familjes. 37 vjeçarja në një intervistë i tha Ellen DeGeneres se vajza është fanse e emrit “Star”. “Ajo ka një lodër që e quan Star west. Ajo çdo gjë e quan Star west” – ka thënë Kim për Ellen DeGeneres Show. Ndërkohë fansat e çiftit në “Twitter” kanë sugjeruar disa emra për fëmijën e tretë të Kim Kardashian dhe Kanye West, të sapoardhur në jetë nga një nënë surrogato. Mësohet se çifti ka qenë i pranishëm në sallën e lindjes dhe ishte pikërisht Kim, personi i parë që ka mbajtur bebin në krah. Ajo ka lindur plot 7 kg.

Share With:
Translate »
863 Views