Enca flet për shtatzaninë: “Pritja e ëmbël është…”
Enca Haxhia ka reaguar ndaj lajmeve se është në pritje të ëmbël. Spekulimet për një shtatzëni të mundshme nisën pasi këngëtarja postoi një foto, ku shihej teksa mbante dorën te barku. Kaq mjaftoi që të nisnin thashethemet për të. Megjithatë, ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hedhur poshtë lajmet.
“Edhe nja 5 vite s’e kam në mend. E vetmja pritje ime e ëmbël është për këngën dhe pushimet e radhës.”, ka shkruar këngëtarja shoqëruar me një emoji duke qeshur. Sakaq, kujtojmë që Enca reagoi pak ditë më parë për skandalin Dubai Porta Potty.

Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare. Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë. Bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë.

Secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë. Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thoshin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime.
Në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshje tradicionale janë sheikë.”, tha ajo.
