Ende pa mbushur 2 vjeç dhe flokët e zinj të dendur e të gjatë të Sias na mbetën merak; Ami poston videon e ëmbël

Më 12 mars të këtij viti, Sia, vogëlushja e Amit dhe Ermalit feston dy-vjetorin. Për muaj me radhë, Ami vendosi të mos publikonte asnjë foto të vajzës, por së fundmi duket se po tregohet paksa më tolerante e po i shkel ‘rregullat e pashkruara’. Nëse pas lindjes së djalit, Ami dhe Ermali vendosën të ishin pjesë e kopertinës së Living, me Sian ndodhi ndryshe. Në një vit e gjysmë kemi parë tek tuk ndonjë foto, por më së shumti, kanë qenë me kurriz ,ku Sias së vogël i janë dukur vetëm flokët e zinj të dendur.

SIA NJË MUAJSHE

Portreti i së voglës nuk u zbulua për shumë kohë, por me kalimin e kohës si Ami dhe Ermali, filluan të publikonin foto të Sias dhe kjo video e publikuar së fundmi nga mami Ami, na shkriu zemrën.

View this post on Instagram

DIELL ! ❤❤❤

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Ndonëse Ermali dhe Ami janë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar ata rrallë publikojnë momente familjare, këto ditë festash, kur gjithçka sillet rreth familjes ata kanë postuar video e foto të të dashurve të tyre.

Share With:
Translate »
699 Views