Endri Fuga “braktis” Ramën për një arsye të fortë

Këshilltari për median i Kryeministrit Rama, Endri Fuga, është kudo pranë shefit të tij sepse detyra ia do të jetë me të, por fundjavën e kaluar ai i është larguar Kryeministrit për t’iu përkushtuar familjes së tij.

Fuga është parë në plazhet e jugut, teksa kujdesej për fëmijën e tij. Ndërkohë që Fuga bën pushime, Rama nga ana tjetër po alternon pushimet me punën, duke i bërë promo të fuqishme turizmit në Shqipëri, nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe punës së tij të përditshme.

Share With:
Translate »
682 Views