Ëngjëll te Zoti/ Publikohet foto e Jonadës së vogël që humbi jetën në Himarë. Familja hap dyert e mortit
Është publikuar foto e Jonada Avdisë, vogëlushes që humbijetën tragjikisht nga goditja e gomones në Himarë.
Siç shihet nga foto, Jonada ka qenë një vajzë shumë e bukur, me sy blu një ‘ëngjëll i Zotit’. Por fati nuk deshte që ajo të gëzonte këtë botë.
Zoti e mori në prehërin e Tij në qiell për ta pasur përjetësisht atje…
Ndërkohë familja Avdia ka hapur dyert e mortit.
Ja postimi i Ismet Avdisë:
Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.