Eni Çobani, mesazh emocionues për pikën e dobët në një ditë të veçantë

Nëse do të vinte në peshore të gjitha arritjet dhe sukseset e saj në jetë, asgjë nuk mund të krahasohet me krenarinë për të birin. Juristja e njohur Eni Çobani, pikën e dobët për djalin e vetëm e ka ndarë edhe me publikun dhe, në ditët më speciale të Aldit, Eni nuk mund ta mbajë për vete emocionin.

Sot, Aldi feston 19-vjetorin e lindjes. Për Enin, këto vite kanë kaluar sa hap e mbyll sot. Ndërsa e shikon sot të rritur, edhe vetë habitet sa shumë dhe sa shpejt kanë kaluar vitet. Drejtuesja e “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan, sot ka ndarë edhe disa fjalë zemre në llograinë  e saj me rastin e ditëlindjes së të birit.

“Ti sot u bëre 19 vjeç dhe unë nuk u besoj syve se si m’u rrite dhe ndërkohe u rrita dhe unë bashkë me ty. Mendoja që dija shumë gjëra, po ti më ke mësuar më shumë. Unë mendoja që mjaftonte shkolla, po në fakt ti ke qenë shkolla ime më e madhe. Kur të mora ty në duar, kuptova ç’është lumturia dhe atëherë fillova të kuptoja dashurinë e prindërve të mi dhe mallin e syve të tyre kur vonoja dhe një orë pa i dëgjuar dhe parë. Je jeta ime, je drita e syve të mi biri im. M’u bëfsh gjysh i madh e plot e përplot.”

Share With:
Translate »
770 Views