Eni dhe Genci festojnë 12-vjetorin e martesës, mesazhi unik për vajzat

12 vjet nuk janë shumë, nuk janë as pak vite për të folur për një martesë të suksesshme, por nëse çifti është ai i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga, atëherë garancia e një raporti të shëndetshëm nuk mund të vihet më në dyshim.

Ftesën në Dance With Me, çifti i aktorëve e pranuan me shumë kënqësi. Jo vetëm për t’u argëtuar për disa javë me radhë, por edhe për të regjistruar prej këtij spektakli momente të bukura, të cilat, një ditë do të mbeten vetëm kujtime. Ashtu siç bëjnë në skenën e teatrit, edhe këtu, Eni dhe Genci, me përkushtimin dhe seriozitetin e tyre, ia kanë dalë qysh në javën e parë për të marrë çmimin prej 100 mijë lekësh.

Ndërsa sonte, nga skena e DWM, ata kanë festuar 12-vjetorin e martesës me një kërcim të zgjedhur enkas për këtë rast dhe për t’u dhënë një mesazh dy vajzave të tyre:

“Ne sot festojmë 12-vjetorin tonë të martesës. Njeriu përpiqet që të ketë gjëra sa më të bukura në jetë, të cilat, në një moment mbeten vetëm kujtime. Ne përpiqemi që dy vajzave tona t’u lëmë kujtime të bukura, në mënyrë që, sa herë të kujtojnë, të kenë vetëm gëzime”, – tha Eni nga skena e DWM, duke iu drejtuar më pas dy vajzave: “Stina dhe Ajri, më vjen keq që nuk e bëjmë dot tani përqafimin katërsh, por ju do ta bëni duke na parë nga ekrani dhe unë me babin këtu…”

Edhe këtë moment me një mesazh të ëmbël, që Eni dhe Genci ua përcollën dy bijave, me siguri ato do ta ruajnë dhe do ta kujtojnë pas shumë viteve…

12 vjet nuk janë shumë, por nuk janë as pak për një çift si Eni dhe Genci.

Share With:
Translate »
990 Views