Eni dhe Genci organizojnë “babe shower-in” për vajzën e tyre, publikohen pamjet nga festa magjike

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë organizuar së fundmi babe shoëer-in për fëmijën që pritet të vijë në jetë. Dyshja e artistëvë konfirmuan përmes një videoje të ëmbël, të publikuar disa javë më parë, se do të bëhen prindër të një vajze. Së fundmi, ata kanë mbajtur dhe festën për vogëlushen e tyre.

Meqë me 5 korrik këngëtarja festoi ditëlindjen e saj të 26-të, ajo mbrëmë pati festë të dyfishtë, atë të ditëlindjes dhe të festës së bebit. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka ndarë pamje me ndjekësit nga ambienti që është dekoruar deri në detaje. Videon e ka shoqëruar me këngën e tyre “Ama”.

Sigurisht, në festë nuk kishte se si të mungonte dhe tezja, Greta Koçi, e cila ka ndarë gjithashtu një moment të këndshëm në rrjet.

 

Share With:
Translate »
244 Views