Eni Koçi feston sot ditëlindjen më të bukur të jetës dhe arsyeja është e dukshme
Këngëtarja e famshme shqiptare Eni Koçi feston sot ditëlindjen më të bukur siç shkruan ajo, për herë të parë krah vajzës së saj Adea.
Në llogarinë e saj Instagram Eni ka ndarë me ndjekësit foto me vajzën në krah dhe gjithashtu pranë partnerit, ku ndërkohë shkruan: “Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen time të parë me Adean në krah.
Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë. Vitet kalojnë shpejtë dhe njeriu kupton që gjëja më e shtrenjtë në botë dhe që nuk ka çmim, është familja. Happy birthday to me #27”.
Këngëtarja prej disa vitesh gjendet në një raport me këngëtarin Genc Prelvukaj, të cilët prej një viti e kanë zgjeruar familjen me Adean e tyre.
View this post on Instagram