Eni Koçi poston videon humoristike me vjehrrën e saj, këngëtarja i bën dedikimin e veçantë: Më e mira në botë

Trend i famshëm i TikTok  “Anxiety”, duket se ka bërë bashkë Eni Koçin dhe vjehrrën e saj, të cilat kanë publikuar në rrjetet sociale versionin e tyre.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja e njohur ka publikuar videon humoristike ku ajo dhe mamaja e bashkëshortit të saj, Genc Prevlukaj, shfaqen duke kërcyer.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Në mbishkrimin që shoqëron postimin, Eni është shprehur se ka vjehrrën më të mirë në botë teksa shkruan: “Nëse mendon që Big Brother po të vëzhgon, prit sa të njohësh vjehrrën time. Përtej shakasë, unë kam vjehrrën më të mirë në botë.”

Të shumta ishin komentet që komplimentonin marrëdhënien e tyre, po ashtu nuk mund të mungonte edhe një reagim i Gencit, i cili ka lënë poshtë videos së tyre disa figura duke qeshur.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Eni e cila ndan më bashkëshortin e saj vajzën e quajtur Adea, ka folur për marrëdhënien më djalin e këngëtarit të cilin ai e ka nga martesa e tij e mëparshme, Gjinin.

Ajo ka treguar se në këtë fazë të jetës së tij, Eni e konsideron shok dhe se kanë një harmoni të madhe në marrëdhënien e tyre.

“Ai është tip shumë, ka një lloj autoriteti, ka formuar një karakter, nuk bëhet pjesë e lojës kollaj, por zakonisht jemi grup kundër Gencit. Është fantastik, kam një raport shumë të mirë, e kam si shok,” tha Eni.

Ndër të tjera këngëtarja theksoi se Gjini është një person mjaft i rëndësishëm në jetën e saj teksa u shpreh: “Është një person shumë i rëndësishëm tashmë në jetën time kështu që jam shumë e lumtur që që prej fillimit kemi pasur një harmoni shumë të madhe mes nesh, por sigurisht mes gjithë familjes në këtë rrethanë.”

Nga ana tjetër vet Genci u shpreh se dhe pse djali i tij është rritur dhe shkon në fakultet përsëri ai e quan të vogël. Megjithatë ai theksoi se ai është një djalë i matur i cili punon shumë.

“Unë e them shpesh, është edhe njëfarë lloj investitori në qetësinë tonë sepse është djalë i matur shumë, punon, është në fakultet. Unë e ngatërroj, them është djali im i vogël apo djali,” u shpreh Genci në “The Elite Way”.

Share With:
Translate »
45 Views