Era pozoi bukur e bukur, por komenti i Norës është tipike motrash
Era Istrefi publikoi disa foto në profilin e saj të Instagramit, te të cilat shfaqej me një look të ri. Ajo ka prerë flokët dhe ka lënë baluket, detaje që e bëjnë të duket mjaft ndryshe.

Motra e saj, këngëtarja e njohur Nora Istrefi e ka komplimentuar në komente, mirëpo përveç flokëve, asaj i ka tërhequr vëmendjen diçka tjetër! Ajo është e fiksuar me çantën e Erës dhe këtë e ka bërë të ditur publikisht.

“OMG! S’kam fjalë. Bukuri, klas dhe tepër style. Atë çantën fshihe prej meje mos ta shoh”, i ka shkruar Nora.






