Erdhi pa ftuar në Pallatin Mbretëror, pse u kthye mbrapsht motra e Meghan Markle
Samantha Markle u shfaq në Pallatin Mbretëror e paftuar, me kërkesën për të folur me motrën e saj Meghan Markle, por rojat e sigurisë e kanë kthyer mbrapsht.
Samantha Markle dëshironte të përmbushte premtimin që kishte dhënë disa kohë më parë, ndaj u shfaq krejt papritur në shtëpinë e Meghan Markle për t’u përballur me të motrën, por nuk ia doli. Për fat të keq, asgjë nuk shkoi siç kishte shpresuar ajo, sepse sigurimi në Pallatin Kensington nuk e lejoi. (Po kush e kishte parë atë të vinte? Të gjithë.)

Në fotot e publikuara nga The Mirror, 53-vjeçarja Samantha shihet jashtë portës së pallatit me partnerin e saj, duke folur me rojat e sigurisë. Përfundimisht, ajo vendosi të largohej, pasi i la një shënim në dorë një oficeri sigurie.
“Ajo shkoi te porta dhe u përpoq të arsyetonte me ta. Shpjegoi se kishte qenë në kontakt me zyrtarët e pallatit dhe pretendonte se i kishin shpërfillur qëllimet e saj, duke e lënë pa zgjidhje, gjë që çoi edhe në ardhjen e saj pa ftesë”, – tha një burim për The Mirror. “Ajo shpresonte se oficerët e sigurisë do ta lejonin të hynte në Pallat, por nuk ndodhi kështu. Pasi i dorëzoi një letër njërit prej rojave me shpresën se do ta lejonte të hynte, Samantha mori një pamje të trishtuar e u kthye mbrapsht”.

Siç është raportuar edhe më herët, Samantha u ka dërguar një letër zyrtarëve të pallatit duke kërkuar një takim kokë më kokë me motrën e saj. Ajo tha se donte të fliste me dukeshën e Sussex-it për babanë e tyre, Thomas Markle, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Letra mbeti pa përgjigje dhe për këtë arsye, motra e e Meghan fluturoi në Londër me një plan për t’u përballur me të në oborrin mbretëror.

Gjatë udhëtimit të saj në U.K., Samantha ishte e ftuar edhe në emisionin britanik të Jeremy Vine, ku shprehu keqardhjen për disfatën publike që ajo kishte bërë për motrën e saj. “Unë vetëm do të thoja se kjo situatë ka dalë më shumë se ç’duhej jashtë kontrollit dhe kjo gjë nuk ka qenë kurrë qëllimi im”,- tha ajo për Jeremy Vine, duke shtuar se ajo dhe pjesa tjetër e familjes janë “lënduar” pasi nuk morën ftesa për dasmën e Meghan dhe Princit Harry në maj. “Ndihesha sikur të gjithë njerëzit ishin të përfshirë. Të gjithë duam të ecim përpara dhe të shohim anët pozitive”,- tha ajo.

Samantha, në fakt, e ka fyer publikisht shumë herë motrën e saj nga i ati. Ajo e quajti Meghan “të ftohtë” për injorimin e babait të tyre, madje edhe e cilësoi si “Cruella Deville”, e akuzoi për buzëqeshjet false në publik dhe e quajti “DuchASS.” Gjithashtu, nuk u kursye as për Harry-in.
