Erës i mungon banda e saj, për kë bëhet fjalë?

Era Metaj, më e vogla e familjes Meta, ndjen mungesën e vëllait e motrës së saj. E mbytur nga malli, Era Metaj publikon një foto me vëllain dhe motrën e saj duke e shoqëruar me ikonën e lotëve. “Më mungon banda ime”! Kështu i cilëson Era, Besartin dhe Borën të cilët për arsye studimi jashtë shtetit, kanë lënë Shqipërinë. Era nga ana tjetër jeton këtu dhe shfaqet shpesh publikisht edhe në krah të babait të saj, Presidentit Ilir Meta. Dalja më e fundit ishte në pritjen e organizuar në Presidencë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, ku vajza e vogël e Ilir Metës qendroi krah tij gjatë gjithë kohës, si një zonjë e parë.

 

Share With:
Translate »
1561 Views