Eriksen në park me djalin e vogël/ Për herë të parë del nga shtëpia pas arrestit kardiak.
Christian Eriksen dalë ngadalë po i rikthehet normalitetit, pas ngjarjes që la pa frymë gjithë botën e fubtollit, e jo vetëm, Eriksen ka filluar të hedhë hapat e para drejt normalitetit.
Sot Eriksen është parë në park, në Odense, qyteti ku jeton familja e tij, me djalin e tij të vogël 3 vjeçar. Eriksen ka shoqëruar djalin në park por ka shkelmuar disa herë dhe topin, pasioni i tij më i madh, larg të cilit nuk e mban dot as kërcënimi për jetën.

Për shkak të privatësisë nuk është shkrepur asnjë foto, për të lënë të pashqetësuar yllin danez, në lojën e tij me të birin, por vetëm përcjellja nga gazetarët e këtij fakti na e bën zemrën mal.
Eriksen ka dalë nga shtëpia për herë të parë pas asaj qe ndodhi në minutën e 43′ në ndeshjen Danimarkë-Finlandë dhe ky është një lajm i mirë për shëndetin e Eriksen.
Tani Interi e pret lojtarin në Itali, ku pritet që ai të kryejë një sërë testesh mjekësore, e më pas do të vendoset rruga për tu ndjekur.
Rikthimi i Eriksen në Itali pritet rreth datës 12 Korrik, të paktën deri tani këto janë informacionet e dala nga shtypi italian.