Erion Braçe: Vajzës i kam dhënë vetëm një porosi

Për çfarë flet një baba me vajzën e tij? Nuk e dimë se ç`bëjnë gjithë të tjerët, ama Erion Braçe foli pak më tepër sot në “Pop Culture” për marrëdhënien e tij me vajzën.

(Erion Braçe foto nga Pop Culture)

“S’jam babi xheloz. Anja zgjedh vetë unë nuk i ndërhyj në zgjedhjet e saj. Anjës nuk i flas fare për çështjet e zgjedhjes. I them ? Ti duhet të mësosh. Por jo të marrësh vetëm 10-ta. Duhet të mësosh të zgjedhësh ti për çfarë do studiosh? Çfarë do që të bësh? Mos të zgjedhi mësuesi për ty, as drejtuesi i universitetit, por ti. Duhet ta zgjedhësh ti ku do punosh. Madje ta zgjedhësh ti edhe atë me të cilin do ndash jetën. Këto i them Anjës”, tha Erion Braçe që rrallë tek flet për familjen, por kësaj here na zbuloi pak nga marrëdhënia e bukur që paska me të bijën. Dhe këto fjalë të thëna nga heroi i saj, babai marrin vërtet vlerë. /Tip

Share With:
Translate »
1035 Views