Erion Isai: Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë në muaj, tani kam rrogë më të ulët
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka qenë së fundmi i ftuar në “Top Albania Radio”, ku i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.

Ai ka rrëfyer se për herë të parë ka filluar punë si aktor në ‘Portokalli’ në Top Channel, në moshën 15-vjeçare dhe është paguar me 850 mijë lekë në muaj. Erioni ka bërë të ditur se sot që është kryetar bashkie, rroga e tij është më e ulët, 680 mijë lekë në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra”, është shprehur ai.



