Erisa Xhixho zbulon pse e bëri publike shtatzëninë në ekran, ka diçka të bukur pas kësaj

Sapo Erisa mësoi lajmin se së shpejti do të bëhej me fëmijë të dytë, mjeku i këshilloi të niste t’i këndonte bebes në bark. Ndodhi shumë shpejt dhe ishte shumë e bukur, sepse nënkryetarja e LSI-së, sapo kishte marrë propozimin për të qenë pjesë e konkurrentëve në spektaklin “C’est la vie”: “Tani Erisa duhet të fillosh t’i këndosh bebes në shtëpi”, – i kishte thënë doktori: “Puna është se do t’i këndoj në skenë”, – ia kishte kthyer Erisa pas propozimit që i kishte bërë Adi Hila.

Stafi i “C’est la vie” e dinte që në fillim, ndërsa nga të tjerët, askush nuk e kishte kuptuar. Erisa sapo i kishte kaluar tre muajt e parë të shtatzënisë dhe po kërkonte që lajmin e bukur ta ndante me të gjithë në një mënyrë ta pazakontë:

“Stafi e dinin, po më mbanin me shumë kujdes. Por ishte momenti që doja ta ndaja me të gjithë. Kam kërkuar shumë për mënyrën se si do ta bëja publike, derisa vendosa ta tregoja pas një performancë. Në këtë mënyrë ka lajmëruar shtatzëninë edhe Beyonce nga skena, ndaj edhe mua më pëlqeu. Thashe ok, do inskenojmë diçka të lezetshme”, – rrëfen Erisa për “Rudina”.

Dhe ashtu ndodhi. Pas performancës me Erik Lloshin në skenë, Erisa përkëdheli barkun duke ua dhënë lajmin të gjithëve që është në pritje të ëmbël. Madje, sapo Marina erdhi e entuziazmuar, ajo i uroi edhe asaj së shpejti me një vajzë.

Deri atë mbrëmje ia kishte dalë ta mbulonte barkun e rrumbullakosur, por në fund vendosi ta ndajë emocionin e madh me të gjithë.

 

Share With:
Translate »
926 Views