Erla Mëhilli: “I rrezikohej jeta, lindja djalit ishte një mrekulli”
Në episodin e fundit të Mam nga Orinda Huta e ftuar ishte Erla Mëhilli, e cila tregoi një anë që nuk e kishte prezantuar kurrë më parë. Ajo foli për mëmësinë, peripecitë e shtatzanive.
Kur ishte 6 muaj shtatzanë me Akidin, doktorët nuk i dhanë shpresa për ta vazhduar ndaj ardhja e tij në jetë ishte një mrekulli.
Pas ardhjes në jetë të Akidit zgjodhi padashur të izolohej shumë dhe për tetë muaj ka qëndruar vetëm me të. Gjithashtu nga puna nuk u shkëput asnjë moment. Ju kthye lajmeve pak orë pas lindjes, si zëdhënëse e Sali Berishës asokohe.
E nëse do kthehej pas në kohë i ka disa pengje siç ështe fiksimi me peshën e djalit që do i ndikonte edhe në gjidhënie apo gabimit të ushqyerjes së djemve me i-pad.
Bashkëprindërimi me Keltisin në lidhje me ndryshimin e pelenës apo ushqyrjen nuk ka qenë ndër pikat e tyre të forta.
Disa shqetësime i ndan edhe në rritjen e femijëve. Çmimet e “çmendura” të kopshteve apo shkollave të fëmijëve, gjithashtu për lënien në zgjedhje të fëmijëve për gjininë, Erla shprehet krejt kundër. “Jo, jo unë jam krejt kundër kësaj dhe mendoj që kjo është një ndër gjërat shkatërrimtare që po ndodh sot. Ky liberalizmi I tejskajshëm dhe kjo lloj axhende, dhe e di pse vjen e gjitha? Vjen sepse ne në botë nuk kemi më liderat..