Ermal Fejzullahu baba për herë të katërt, “baby shower” që organizon bashkëshortja të lë pa fjalë | Video

Pas Artit, Bunës dhe Erës, Ermal Fejzullahu dhe e shoqja Ariana do të bëhen së shpejti prindër për herë të katërt. Një vajzë tjetër do të shtohet në mesin e tyre.

Ditën e sotme, çifti ka organizuar një “Baby shower” për fëmijën e tyre dhe organizimi është thjesht përrallor. Të gjithë të ftuarit janë veshur në të bardhë, ndërsa Ariana me të bijat kane zgjedhur ngjyrën e artë të miksuar me të bardhë. Të treja shfaqen shumë të bukura duke pozuar para kamerës.

Në sond ka muzikë, tollumbace me ngjyra, lule, qirinj dhe shumë dekore të tjera të ndryshme. Gjithçka duket të jetë e kuruar deri në detaje.

Në këtë “Baby shower” mes të ftuarve është dhe këngëtarja e njohur Kida, e cila njëjtë si të tjerët, është veshur me të bardhë.

Share With:
Translate »
1256 Views