Ermal Meta bën gjestin e madh, dhuron një kamion plot me vegla muzikore për vogëlushet e “Shtëpisë Rozalba” (VIDEO)
Të madh një artist nuk e bën vetëm fama. Por dhe gatishëmria për të ndihmuar më të dobëtit. Për të qenë pranë tyre në ditët më të vështira, atëherë kur askush nuk kujtohet për ta. I tillë është dhe shqiptari Ermal Meta.
Këngëtari i njohur ka bërë një gjest sa të madh aq edhe fisnik për vajzat e mitura të “Shtëpisë Rozalba”. Vogëlushet që për 1001 arsye nuk do të kenë mundësi t’i kalojnë festat e fundvitit me familjet e tyre.
Ai ka dërguar në Gjadër të Lezhës një kamion të mbushur plot e përplotë me surpriza. Vegla muzikore dhe dhurata të tjera që këto vajza – me të cilat fati nuk është treguar dhe aq bujar – kanë mbërritur këtë mbrëmje në qendrën e tyre.
Shikoni pamjet e mëposhtme, kur vajzat e vogla marrin dhuratat e Ermal Metës. Sytë ju shkëlqejnë dhe gëzimi është i papërshkrueshëm. (Video nga Mrizi i Zanave).