Ermal Meta flet për babain e dhunshëm: “Jo, nuk mundem që ta fal”

Java që lamë pas solli për herë të parë në Tiranë një ndër emrat më të njohur të muzikës italiane të këtyre 10 viteve të fundit, fituesin e parë shqiptar të Sanremos, kantautorin e njohur Ermal Meta.

emrmlmet

Djaloshi nga Fieri, i cili është larguar nga Shqipëria në moshën 13-vjeçare ka arritur të bëjë krenarë me mijëra ndjekës jo vetëm në Itali, vendin që e rriti profesionalisht, por edhe në Shqipëri, tokën e rrënjëve të tij. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në “Top Show Magazine” ku ka folur për hapat e parë në muzikë, jetën personale dhe familjen. Mamaja, vëllai dhe motra Sabina ka qenë gjithmonë mbështetja e tij më e madhe, por historia e babait të dhunshëm është ajo që ka prekur të gjithë ndjekësit.

sontrus

I pyetur nga Dudushi rreth këtij raporti dhe nëse do t’i rikuperonte marrëdhëniet me babanë, Ermali u përgjigj  ”Jo. Unë nuk jam Zoti. Zoti fal”.  Nuk është hera e parë që Meta flet për të shkuarën e tij të vështirë dhe fëmijërinë e kaluar mes vuajtjeve të mamasë dhe eksperiencës në një vend të ri.

Share With:
Translate »
1031 Views