Ermal Meta i bën urimin special vëllait, ngjashmëria mes tyre i lë të gjithë pa fjalë

Ditën e sotme, vëllai i Ermal Metës, Rinald Meta, feston ditëlindjen dhe sigurisht këngëtari shqiptar ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku e ka uruar atë publikisht. “Gëzuar ditëlindjen personit që dua më shumë në këtë botë. Vëllai im i mrekullueshëm, më i miri”, ka shkruar Ermali krahas fotos. Megjithatë përveç dedikimit, ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë ngjashmëria e dy vëllezërve. Ermali dhe Rinaldi kanë të njëjtin model flokësh, ngjyrë sysh dhe buzëqeshje. Përveç ngjashmërisë fizike, dy vëllezërit trashëgojnë një talent në botën e artit, por ndryshe nga Ermali, Rinaldi merret me piktura. Edhe fansat e dyshes nuk i kanë kursyer komentet pozitive, të cilët kanë shprehur dashamirësinë për të dy djemtëi duke thënë fjalët më të mira.

Share With:
Translate »
483 Views