Ermali sapo ndau një foto mjaft të veçantë me Sian
E kemi thënë shpesh që e diela është e familjes. Dhe as më pak e as më shumë, duket se çdo të diel edhe Ermal Mamaqi ia dedikon familjes së tij.
Pasditen e sotme ai ka ndarë një foto me të voglën e familjes Sia.
Duket se për portretin e princeshës së familjes, Ami dhe Ermali po tregohen të rezervuar. Megjithatë një detaj mjaft interesant na tregon se ajo është një bukuroshe në pritje për t’u rritur. Bishtaleci që Ermali na ka treguar vërteton se Sia e meriton të quhet një princeshë se kot nuk thonë që flokët janë gjysma e bukurisë. /Kids’ Time
