Ervin Kurti baba së shpejti? Gazetari flet hapur: Jam gati, dua një fëmijë!

Ai është një nga gazetarët më të njohur shqiptarë, i veçantë për artikulimin e tij mjaft të qartë e shumë i shkathët.

Bëhet fjalë për Ervin Kurtin, të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë të komentojë botën rozë shqiptare dhe të shoqërohet me emra të njohur të showbiz-it. Madje edhe rubrikat që ai merr përsipër të moderojë, lidhen gjithmonë me VIP-at shqiptarë.

Edhe pse është shumë aktiv në rrjete sociale, Ervini e mban larg syrit të ndjekësve të tij jetën private.

E megjithatë, në një intervistë me fansat e tij së fundmi, ai ka vendosur t’i japë përgjigje një pyetjeje mjaft pikante.

‘Kur do ta shohim Ervinin me fëmijë’? – ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve të tij, teksa përgjigjja e gazetarit ishte mjaft e drejtëpërdrejtë, teksa shkruan se është gati për të pasur një fëmijë.

‘Dikur në një bisedë me mikeshën time Fatmën patëm një debat të fortë se një fëmijë nuk do të vijë në jetë që të mos jemi vetëm por kur të jemi gati dhe ta duam. Fatmirësisht kishte të drejtë në atë kohë por sot e dua një fëmijë se e dua dhe jam gati t’i përgjigjem dhe kujdesem për të” – është përgjigjja e Ervinit në rrjetin e tij social, Instagram.

Epo ku i dihet, së shpejti mund ta shohim Ervin Kurtin edhe si baba!

telemedia.al

Share With:
Translate »
114 Views