Erza Muqolli realizon klipin e parë profesional dhe do të jetë padyshim hiti juaj veror

Vajza nga Drenica e cila ka lindur dhe jeton në Francë, u bë e njohur për publikun shqiptar dhe francez, kur konkuroi në spektaklin muzikor “France got talent”, ku arriti të fitonte vendin e tretë.

Këngëtarja e dalluar për vokalin e veçantë ka publikuar disa klipe, dhe prej kohësh fansat po prisnin projektin e radhës.

“Je Chanterai” që në shqip do të thotë “do këndojë”,  është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez Vianney dhe duket se do të jetë një sukses i padiskutueshëm.

Erza është kujdesur që teksti të përmbajë edhe fjalë në gjuhën shqipe.

Share With:
Translate »
572 Views