Është babai im ai… Joni dhe Merlini ndajnë fotot e baballarëve në këtë ditë të veçantë

Ndoshta shumë prej jush nuk e dinit por ka edhe një ditë kushtuar baballarëve. Dhe është pikërisht sot.
Është një ditë e përhapur jashtë Shqipërisë megjithatë edhe tek ne vitet e fundit po i kushtohet vëmendje.

Të parët që kanë uruar publikisht baballarët e tyre ka qenë Joni, djali i Ardit Gjebreas së bashku me të fejuarën e tij.

Joni është treguar më i shpejtë dhe ka shpërndarë një foto me Arditin ku e uron thjeshtësisht: “Gëzuar Ditën e Baballarëve!”.

1 orë më vonë, Merlini, si duket pasi ka parë postimin e Jonit, ka uruar dhe ajo të atin. Ndoshta e kanë menduar bashkë por Merlini është vonuar duke gjetur foto nga fëmijëria. Ajo mbishkruan në postimin e saj në Instagram: “Gëzuar Ditën e Baballarëve i forti im, të dua babi!”. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
981 Views