Është djalë! Aktori i njohur i serialeve turke po bëhet baba për herë të parë

Mert Firat është një ndër aktorët më të njohur të momentit në Turqi, i cili është bërë i famshëm në Shqipëri me rolin e “Serhanit” në “Vrasje të vogla”.

Bashkëshortja e aktorit është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë, ndërsa çifti është në kulmin e lumturisë.

Madje, mediat turke kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës së 39-vjeçarit dhe mësohet se në jetë po vjen një djalë.

Aktori lidhi kurorë me İdil Fırat, vajzën e një biznesmeni turk, në një ceremoni të thjeshtë me miqtë e ngushtë dhe familjarët në shtator të vitit 2018.

Festa u organizua në Çezme dhe pavarësisht ceremonisë së thjeshtë, dasma u bë jehonë në të gjitha mediat.

Share With:
Translate »
543 Views