Është djalë! Aktorja e famshme sapo konfirmoi zërat e shtatzanisë
Aktorja Emma Roberts ka konfirmuar më në fund zërat që qarkullonin prej kohësh se ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.
29-vjeçarja ndau në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar gjithashtu gjininë e bebushit që pritet të sjellë në jetë.
Emma dhe partneri i saj do të bëhen me djalë, ndërsa aktorja shkroi krahas postimit:
“Unë dhe dy djemtë e mi të preferuar!”
Romanca e çiftit u bë publike në mars të vitit 2019, vetëm pak kohë pasi kishin nisur zërat për lidhjen e tyre të re.
Shumë urime për çiftin!