Është më e mira e familjes dhe askush nuk e di; Ja çfarë ka bërë Kate për të pajtuar William dhe Harryn

Kate, Dukesha e Kembrixh, dëshiron që Princi William të pajtohet me Harryn, sipas komentatores mbretëror Angela Levin. Kate do të dëshironte që vëllezërit të kalojnë vështirësitë e ndarjes së dhimbshme. Sidoqoftë, ajo e kupton “ngurrimin” e Princit William për ta lënë të kaluarën pas, shtoi zonja Levin. Biografja mbretërore  tha për revistën “OK!”  “Catherine vjen nga një familje shumë e qëndrueshme dhe e dashur dhe ajo e dëshiron atë për të gjithë rreth saj.

Kate u vlerësua shumë në Prill kur u duk se luajti një rol kryesor në thyerjen e akullit mes vëllezërve. Pas varrimit të Princit Philip në 17 Prill, Kate u pa që filloi të fliste me kunatin e saj pak jashtë kishës së Shën Gjergjit.

Burri i saj u pa më pas duke folur me Dekanin e Windsor por, pasi ai mbaroi, ajo e tërhoqi atë gjithashtu në bisedë.

Ndërsa treshja po ecte në Kështjellën Windsor për të marrë pjesë në një pritje të vogël të organizuar nga Mbretëresha, Kate me shpejtësi i la vëllezërit të flisnin vetëm dhe u bashkua me Konteshën e Ëessex aty pranë.

U raportua gjerësisht, se sapo mbërritën në kështjellë, William dhe Harry u bashkuan me babanë e tyre Princi Charles në bisedat e tyre të para që prej një viti.

Një tjetër komentator mbretëror beson se Kate, për shkak të marrëdhënies së saj të ngushtë me vëllezërit e motrat e saj të dashur, është përpjekur të luajë rolin e paqebërëses në familje.

Ekspertja mbretërore Camilla Tominey pretendoi se Kate ishte ende e etur të të bënte paqe me Meghan dhe Princin Harry pas intervistës së tyre historike me Oprah Winfrey në mars.

“Pasi u rrit duke qenë afër vëllezërve të saj, Pippa, 37 dhe James, 34, Dukesha  ishte e sigurtë për të bërë paqe dhe pëe të lënë pas krahëve çdo gjë menjëherë pas intervistës së Oprahs me një audiencë globale me miliona, në dukje për hir të marrëdhënies së Archie dy-vjeçare me kushërinjtë e tij.

“‘Instinkti i saj natyror është të përpiqet t’i zbusë gjërat’, shtoi burimi.

Share With:
Translate »
408 Views