“Është një person i tmerrshëm”, vajza e aktorit të njohur shpërthen publikisht ndaj Amber Heard
Modelja Ireland Baldwin – vajza e aktorit të njohur Alec Baldwin – mesa duket nuk është një fanse e Amber Heard.
Këtë gjë ajo e ka shfaqur edhe publikisht me anë të disa postimeve në “Instastory” ku ka komentuar edhe gjyqin që po ndodh mes ish-çiftit të Hollywood-it, Depp dhe Heard.
Ireland ndau foto të një postimi në Twitter që tregonte një video të Johnny Depp të ulur në karrigen e tij, ndërsa luhej një pamje në të cilën Amber pranonte se e kishte goditur.
Ajo gjithashtu ndau qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje.
“Gjëja është se unë njoh gra që janë saktësisht të tilla”, shkroi Ireland në Story-n e saj në Instagram.
“Ato janë manipuluese dhe të ftohta dhe përdorin faktin që janë femra për të luajtur viktimën dhe për ta kthyer botën kundër burrit të tyre, sepse ne jetojmë në një shoqëri ku është mirë të thuash që burrat janë më të këqijtë dhe bla bla bla.”
“Burrat gjithashtu mund të përjetojnë abuzime dhe kjo fatkeqësi absolute e një qenieje njerëzore Amber Heard është një person i tmerrshëm dhe shpresoj që Johnny të rifitojë reputacionin dhe jetën e tij. Dhe shpresoj që ai të jetënë 5 filmat e Pirates”, përfundoi ajo, sipas Newsweek.