“Është një situatë serioze”, Bino flet për masat anti-Covid: Të hënën do të…

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur se situata nga Koronavirusi në vend është serioze.

Në një intervistë për mediat, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë për ashpërsim të masave anti-Covid në fillim të javës së ardhshme.

“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata  dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të mos ulen në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha Bino.

Burimi: “Abc News”

Share With:
Translate »
399 Views