“Është profesioniste”, shqiptari nga Zvicra: Anisën e mora dado për fëmijët, mori florinjtë dhe ia mbathi

Tentativa e çiftit nga Vlora tre ditë më parë për të grabitur një argjendari në Shkodër dhe pamjet e momentit kur u hedhin derdorand apo speaj pronarëve, por në fund nuk arritën të merrnin asgjë, bëri xhiron e rrjetit.

Hajdutja ishte Anisa Hoxhaj dhe i fejuari i saj nga Vlora. Por udhëtimi i çiftit nga Vlora në Shkodër për të bërë grabitjen nuk paska qenë rastësi, por duket se ishte i planifikuar mirë, pasi nuk e kishin për herë të parë.

Një shqiptar nga Zvicra denoncoi në redaksinë e Abcnews.al se Anisa Hoxhaj është hajdute profesioniste. Ai thotë se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

“Kjo është Anisa Hoxhaj nga Shqipëria qyteti Vlorë, Anisa ka punuar te unë si kujdestare e fëmijëve (Dado), Anisa ka ardhur te ne për tu kujdesur për dy fëmijët tanë. Anisa ka filluar punën ashtu si jemi marr vesh me kompaninë dhe direkt personalisht me Anisen, por Anisa mbas 4 ditëve kur unë edhe bashkëshortja ishim ne punë, Anisa mi kishte lënë fëmijët vet në banes dhe me kishte plaçkitur gjitha gjërat me vlerë si floririn (Dukatin) e bashkëshortes, dy ora dore dhe kishte plaçkitur 3860 fr. Ju lutem qe te keni kujdes nga kjo femër sepse është shumë e rrezikshme dhe një hajdute joprofesioniste, kam një lutje kush e shef këtë femër apo kush e njef dhe e din lokacionin e saj më kontaktoni. Të lutem shpërndaje edhe ti sepse sot me ka plaçkitur mua, por nesër do të plaçkit edhe ty” mbyllet denoncimi.

Këtë të diel gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për çiftin nga Vlora.

Share With:
Translate »
193 Views